Ylli i Kombëtares së Kosovës kthehet te ekipi – testohet për koronavirus

Futboll

Ylli i Kombëtares së Kosovës kthehet te ekipi – testohet për koronavirus

Më: 24 maj 2020 Në ora: 21:52
Foto ilustrim

Dy futbollistët shqiptarë, Bernard Berisha e Odise Roshi u kanë dhënë fund “pushimeve të detyruara” dhe janë kthyer në Rusi, për t’iu bashkuar përsëri skuadrës së Akhmat Groznit, pasi kanë arritur të udhëtojnë drejt këtij vendi.

Që nga shpërthimi i pandemisë, lojtarëve u ishte dhënë leje që të largoheshin drejt shtëpive të tyre, edhe atyre që banonin jashtë Rusisë dhe të dy lojtarët kishin shfrytëzuar këtë mundësi për t’u larguar nga një prej vendeve më të goditura nga COVID-19, shkruan VipSport.

Edhe pse nuk ka një vendim rreth datës së rifillimit të kampionatit në Rusi, klubi i Akhmat Grozni ka udhëruar lojtarët që të kthehen sa më parë përsëri në qendrën stërvitore.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe ai i Shqipërisë kanë shpejtuar që të zbatojnë këtë udhëzim.

Të gjithë u janë nënshtruar testeve të COVID-19 dhe sipas lajmërimit të sotëm të klubit, kanë rezultuar negativë – duke përfshirë Berishën dhe Roshin.

Sido që të jetë, të gjithë kanë përfunduar të vetë-karantinuar në shtëpitë përkatëse, sipas udhëzimeve të qeverisë për shtetasit që vijnë nga jashtë Rusisë.

Pasi të kalojnë periudhën e detyrueshme dyjavore të izolimit në shtëpi dhe t’u nënshtrohen edhe një herë testeve, lojtarët do të mund të kthehen në dispozicion të klubit, edhe pse klubi ka bërë të ditur se nuk ka ende një ide të qartë se kur mund të rifillojë sezoni futbollistik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat