Lëndohet Ibrahimovic – rrezikon mungesë afatgjate

Futboll

Lëndohet Ibrahimovic – rrezikon mungesë afatgjate

Më: 25 maj 2020 Në ora: 14:38
Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic nuk e ka nisur mirë periudhën pas mbylljes nga pandemia.

Ylli suedez i futbollit është bashkuar me skuadrën e Milan për stërvitjet në grup, por jo gjithçka ka shkuar sipas planeve.

Raportime të ‘Sky’ bëjnë të ditur se Ibrahimovic ka pësuar një lëndim gjatë seancës stërvitore të zhvilluar sot.

Sipas të njëjtave burime, Ibra rrezikon të mungojë për një periudhë të gjatë.

Lloji i lëndimit nuk është bërë akoma i ditur nga skuadra apo mediet italiane, por duket të jetë mjaftueshëm serioz nga pamja e parë nga stërvitjet.

Lojtari ka kaluar kohën e pandemisë në Suedi, ku edhe u aktivizua në një ndeshje miqësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat