Shërohet futbollisti i klubit të Serie A, i cili testoi pozitiv më 6 maj

Futboll

Shërohet futbollisti i klubit të Serie A, i cili testoi pozitiv më 6 maj

Më: 25 maj 2020 Në ora: 18:18
Torino

Torino ka konfirmuar se lojtari i tyre që testoi pozitiv për koronavirusin ka bërë një rikuperim të plotë.

Lojtari anonim u diagnostikua pa simptoma më 6 maj dhe vazhdoi të kalojë dy javë në izolim, përcjell lajmi.net.

Sidoqoftë, Torino njoftoi në një deklaratë këtë pasdite se testet e reja janë rikthyer “plotësisht negative” dhe lojtari ka rifilluar stërvitjen individuale.

Ndërkohë, pjesa tjetër e skuadrës bënë – kryesisht punë aerobike dhe ushtrime të mbajtjes së topit nën urdhërat e trajnerit Moreno Longo të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat