Super skuadër: Zbulohet formacioni i Arsenalit për sezonin e ardhshëm

Futboll

Super skuadër: Zbulohet formacioni i Arsenalit për sezonin e ardhshëm

Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:00
Mikel Arteta

Arsenali mund të ketë një dukje të re në sezonin 2020/2021, nëse Mikel Arteta arrin që t’i realizojë disa prej shënjestrave të tij.

Trajneri spanjoll është duke u përgatitur për transferimin e Philippe Coutinhos, i cili është i huazuar te Bayern Munichu nga Barcelona.

Por, ai nuk do të ndalet vetëm më ish-lojtarin e Liverpoolit. Një shënjestër tjetër është sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, i cili është i huazuar te Paris Saint-Germaini. Me largimin e Pierre-Emerick Aubameyang, Arsenali do të ketë nevojë për qendërsulmues.

Argjentinasi do të largohet nga Nerazzurrët, por pritet të shihet se ku qëndron e ardhmja e tij, ndërsa pos Topçinjve për shërbimet e tij janë të interesuara shumë skuadra. Në rast të arritjes së këtyre dy transferimeve, atëherë fazë ofensive do të ishte e frikshme së bashku me Nicolas Pepen.

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot, shihet si një emër tjetër që mund t’i bashkohet klubit anglez që do ta ketë konkurrencën e Manchester Unitedit.

Ndryshime të mëdha pritet të bëhen në fazën defensive, ndërsa më poshtë mund ta shihni formacionin e mundshëm të Arsenalit në rast të realizimit të kërkesave të Artetas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat