Morina: Për një start të mbarë të stinorit 

Futboll

Morina: Për një start të mbarë të stinorit 

Nga: K. G. Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:11
Morina: Për një start të mbarë të stinorit 

Drejtori sportiv i klubit të futbollit Flamurtarit të Prishtinës, Arbnor Morina,  ka thënë se përveç testit me Covid U-19 preferon edhe testin kondicional.  

“Për një start të mbarë të stinorit, të gjithë kolegëve të Superligës, përveç testit për COVID-19, ua preferoj testin kondicional të lojtarëve ose Ergospirometrine.

Ky test bëhet vetëm tek 'Physio Miracle' dhe mat kapacitetin kardiak dhe pulmunar të futbollistëve, duke treguar rrezikun e lëndimeve serioze për futbollistë.

E kam provuar vetë dhe është diçka që për shumë kohë i ka munguar futbollit tonë.
Të gjitha rezultatet të analizuara nga mjeku i sportit, dr. Bernard Tahirbegolli”, ka shkruar Morina në rrjetin social "Facebook".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat