Ramsdale: Është pa dyshim një tronditje

Futboll

Ramsdale: Është pa dyshim një tronditje

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:16
Ramsdale: Është pa dyshim një tronditje

Portieri i Bournemouthit, Aaron Ramsdale, është konfirmuar si njëri prej dy personave në Premeirligë të infektuar me koronavirus në testet e fundit.

Ai rezultoi pozitiv të premten, pavarësisht se nuk kishte simptoma.

Të hënën ai kishte dalë negativ, derisa beson se e mori virusin në një vetëshërbim të madh.

“Është pa dyshim një tronditje – unë nuk kam qenë në kontakt me askënd dhe tash e kam. Nuk kam shfaqur simptoma, kështu që fakti se një person i ri dhe i shëndetshëm mund ta ketë është pa dyshim i frikshëm dhe shqetësues”, u shpreh Ramsdale.

“Kështu, në javën e kaluar unë kam bërë gjëra të zakonshme, si të shkuarit në vetëshërbim dhe në pompa të benzinës për ta mbushur makinën time. Unë kam qenë po aq i kujdesshëm sa më herët në izolim dhe duket se gjatë pazarit e kam marrë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat