Costa: Është shumë shqetësuese kur dëgjon se është faji im - Bota Sot
Costa: Është shumë shqetësuese kur dëgjon se është faji im

Futboll

Costa: Është shumë shqetësuese kur dëgjon se është faji im

Më: 26 maj 2020 Në ora: 13:56
Costa: Është shumë shqetësuese kur dëgjon se është faji im

“Kam menduar që të lë futbollin”, ky është rrëfimi i Douglas Costës në një intervistë për platformën multimediale The Players Tribune.

Mesfushori brazilian ka pësuar shumë dëmtime te Bayerni, por edhe te Juventusi, duke luajtur në shumë pak ndeshje.

“Kam pasur shumë dëmtimeve që më kanë bërë të mendoj nëse duhet të vijoj që të luaj, por më pas duke ndjekur futbollin nga televizori, kam kuptuar se futbolli është pasioni im”

“Me Alex Sandron bëjmë shaka, më ka thënë se bëj më shumë rezonanca se ndeshje”.

“Është shumë shqetësuese kur dëgjon se është faji im për dëmtimet fizike, pasi nuk kam qenë kurrë në formën time më të mirë”, ka deklaruar mesfushori i Juventusit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat