Mali i Zi, lejon ndeshjet dhe publikun në stadium

Futboll

Mali i Zi, lejon ndeshjet dhe publikun në stadium

Më: 26 maj 2020 Në ora: 14:16
Mali i Zi, lejon ndeshjet dhe publikun në stadium

Për dallim nga shumë kampionate futbollistike në Evropë, në Malin e Zi, ndeshjet do të zhvillohen me prezencën e publikut. Lajmin e konfirmoi kryeministri i qeverisë të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

“Është vendosur që të lejohen dasmat, por edhe një numër i caktuar të spektatorëve në ndeshjet sportive,“ ka thënë mes tjerash Markoviq.

Ende nuk dihet se sa do të jetë shifra e saktë, por pritet që përmes protokollit shëndetësor të caktohet numri brenda 48 orëve të ardhshme, për sfidat e futbollit në Malin e Zi.

Shteti i vetëm ku janë lejuar ndeshjet të zhvillohen me spektatorë në stadiume është Bjellorusia, ndërsa në vendet e tjera nuk është lejuar një gjë e tillë. Rikujtojmë se kampionatet në Francë, Holandë dhe Belgjikë janë mbyllur para kohe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat