Tottenhami dështoi që të transferojë një sulmues të ri

Futboll

Tottenhami dështoi që të transferojë një sulmues të ri

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:26
Muriqi

Tottenhami dështoi që të transferojë një sulmues të ri gjatë janarit dhe kjo i kushtoi.

Ylli anglez, Harry Kane u dëmtua dhe mungesa e tij shkaktoi telashe për ekipin e Jose Mourinhos.

Tottenhami u eliminua në të gjitha kupat dhe në Ligën e Kampionëve.

Londinezët mund të jenë në kërkim të ndonjë sulmuesi këtë verë, por nuk janë pas futbollistit të Fenerbahces, Vedat Muriqi.

Përmes rrjetit social “Twitter”, gazetari anglez, Aasdair Gold, i është përgjigjur një tifozi duke thënë se Tottenhami nuk është në ndjekje të Muriqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat