Liga e Parë, nis me 4 xhiro

Futboll

Liga e Parë, nis me 4 xhiro

Më: 26 maj 2020 Në ora: 15:41
Liga e Parë, nis me 4 xhiro

Komisioni për gara pran Federatës së Futbollit të Maqedonisë, solli vendim që të vazhdohet sezoni i ndërprerë i Ligës së Parë Futbollistike në muajin mars, për shkak të pandemisë “Covid 19”.

Komisioni për gara në koordinim me klubet, solli vendimin që sezoni të vazhdojë me skenarin e dytë të propozuar nga FFM, që parashikon zhvillimin e katër javëve të raundit të tretë dhe pastaj do të zhvillohen garat e plej offit dhe plej autit, por nuk do të largohet asnjë skuadër nga elita e futbollit vendor.

Gjysmëfinalja dhe finalje e Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen me nga një ndeshje. Tre skuadrat e para në garat e plej offit, së bashku me fituesin e Kupës së Maqedonisë, sigurojnë garat evropiane.

Nisma e sezonit parashihet më 14 ose 21 qershor, ndërsa ndeshjet do të zhvillohen pa prezencën e publikun dhe me një numër minimal të të gjithë përfaqësuesve të klubeve. Komisioni për gara pran FFM vendosi që garat në Ligën e Dytë mos të vazhdojnë në këtë sezon, si edhe ato në Ligën e Tretë dhe kategorive më të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat