Pogba duhet të pranojë - Bota Sot
Pogba duhet të pranojë

Futboll

Pogba duhet të pranojë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:11
Pogba duhet të pranojë

Juventusi raportohet se i ka treguar Paul Pogbas se duhet të pranojë ulje page nëse ai do të largohet nga Manchester Unitedi në drejtim të "Zonjës së Vjetër".

Sipas 'Tuttosport', Juventusi mund t'i ofrojë mesfushorit francez një pagë vjetore prej nëntë milionë euro.

Kjo nënkupton se paga aktuale prej 12 milionë euro në vit e Pogbas do të ulej te Juventusi.

Një problem tjetër është se Manchester United kërkon 100 milionë euro për largimin e Pogbas.

Megjithatë, Juventusi mund të përfshijë në ofertë futbollistë si Douglas Costa, Adrien Rabiot ose Aaron Ramsey.

Nga ana tjetër, Manchester United do të donte Alex Sandron ose Merih Demiral në këtë marrëveshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat