Zhegrova: Shqipërinë e dua shumë

Futboll

Zhegrova: Shqipërinë e dua shumë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 17:24
Zhegrova: Shqipërinë e dua shumë

Edon Zhegrova, është një lojtar i talentuar me një vetbesim të madh. 21-vjeçari i Kosovës, i cili aktivizohet te skuadra e Bazelit, në kampionatin zvicerian, beson se shumë shpejt do të arrijë në nivelet më të larta të futbollit. Në një prononcim për “Fan Zone”, Zhegrova u shpreh:

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, jemi munduar të stërvitemi në kushte shtëpie. Tani së fundmi jemi rikthyer në stërvitje me grupin. Nuk kam shtuar as nuk kam rënë në peshë.

Bazeli nuk e ka marrë opsionin e rinovimit për shkak të krizës financiare. Ata janë prap të interesuar dhe duan të më blejnë. Kam shumë oferta prej Gjermanisë, Francës, Anglisë, etj. Dëshira ime është që të qëndroj në Bazel, por situate nuk është e mirë për shkak të krizës financiare.

Kam disa oferta të mira nga Franca, po i shqyrtoj me menaxherët dhe shpresoj që të bëj zgjedhjen më të mirë. Nesër do të vendoset për kampionatin. Shpresoj të vazhdoj”, u shpreh fillimisht Zhegrova.

Pika jote më e dobët dhe më e fortë?

Pikë të dobët nuk kam. Pika ime më e fortë është vetbesimi i lartë. Nuk jam penduar për karrierën. Gjithçka ka shkuar mirë, por qëllimi është për të shkuar më lartë.

Gabove me festimin e golit ndaj Kombëtares shqiptares?

Festimi ka qenë normal, përshëndetje për të gjithë publikun. Gjesti është pjesë e lojës. Të gjithë e dinë që unë jam shou-man. Shqipërinë e dua shumë, i dëshirojë shumë sukses, shpresoj të kualifikohen prap në Europian.

A do të pëlqente të luaje në Superligën e Shqipërisë, te cila skuadër?

Nuk e kam menduar, nuk besoj që kthehem. As në Prishtinë. Ndoshta për të jetuar po, por për të luajtur ju. Si qytet më pëlqen edhe Tirana, por jo për të luajtur.

Ndeshja me Maqedoninë?

Ekipi do luaj për fitore, nuk i dihet kush do fitojë. Ne do të japim maksimumin dhe do luajmë për fitore.

Cili lojtar të inspiron?

Leo Mesin e kam pasur inspirim për mënyrën e lojës. Nejmari është i preferuari ii m.

Pse i ke fshirë postimet në Instagram?

Kam qejf të distancohem nga rrjetet sociale. Gjithmonë kam qenë i fokusuar në fushën e lojës. Njerëzit mendonin se isha i fokusuar në Instagram. Kur ata flenë unë stërvitem, por ata mendojnë që rri gjithë ditën në Instagram.

Rivaliteti me Rashicën?

Unë e kam bashkëlojtar te Kosova dhe është superlojtar. Jam krenar që ka arritur kaq shumë. Unë gjithmonë do t’i ndihmoj ekipit, do jap maksimumin.

E ardhmja?

Unë jam i ri, 21-vjeç. Nuk jam kurrë i kënaqur. Unë gjithmonë mendohem për më shumë dhe besoj se kam për të ecur hap pas hapi. Shumica e talenteve që kanë shpërthyer shumë në fillim, kanë rënë. Kam pasur mundësi të shkoj në ekipet më të mëdha në botë, por nuk e kam bërë. Shumë shpejt keni për të parë Edonin e vërtetë. Te Barcelona keni për të më parë ndonjë ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat