Ja si e nderoi i urryeri Tito ish liderin shqiptar komunist të Kosovës!

Futboll

Ja si e nderoi i urryeri Tito ish liderin shqiptar komunist të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 27 maj 2020 Në ora: 16:14
Ja si e nderoi i urryeri Tito ish liderin shqiptar komunist të Kosovës!

Sot plot e thonë,  shyqyr që vdiq komunizmi, se atij sistemi shqiptarët fortë ia kanë pa sherrin! Komunizmi, sistemi më i urryer dhe që solli shumë të këqija për shqiptarët!

Po të mos ishte komunist as që do ta kishte rastin ta dorëzonte trofeun e Kupës së Marshal Titos në maj të vitit 1976! 
Fadil Hoxha, ish lideri komunist i Kosovës, e komunizmi urrehej me shpirt nga shqiptarët sepse përjetuan gjëra shumë të rënda nga ai sistem, ai e kishte rastin ta dorëzonte kupën kapitenit të Hajdukut të Splitit Jurica Jerkoviç, në finalen që u luajt në stadiumin “Marakana” në Beograd, ku ishin mbi 60 mijë shikues. Për Hajdukun luante shqiptari prizrenas Vilson Xhoni.

Hajduku fitoi pas 120 minutave me rezultat 1:0 kundër Dinamos së Zagrebit. 

Fadil Hoxha, atëkohë ishte në lidhjen federative ish jugosllave dhe si komunist ishte i privilegjuar nga Josip Broz Tito apo siç e thërrisnin të urryerin shoku Tito. Fadili, po të mos ishte komunist, as që do ta jepej rasti për të dorëzuar një trofe të tillë. Shihni në video se si e dorëzoi Kupën ish lideri komunist i Kosovës!

Mos të harrojmë, se në vitin 2001 kur vdiq Hoxha ishte varrosur me nderime ushtarake nga TMK! E habitshme apo jo!  Me një fjalë, komunizmi, ishte sistemi më i urryer nga shqiptarët e Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat