Ja plani “B” dhe “C” për Serie A

Futboll

Ja plani “B” dhe “C” për Serie A

Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:45
Ja plani “B” dhe “C” për Serie A

Një ndër shtysat që ka bindur totalisht jo vetëm ministrin e Sporteve Vinçenco Spadafora, por edhe Këshillin Teknik Mjekësor kanë qenë edhe dy plane rezervë për kampionatin e Serisë A.

Në rast të përhapjes së një vale infektimi gjatë rifillimit të sezonit, plani “B” i Federatës Italiane të Futbollit do të jetë kalimi në fazën “play off”, i cili siç është përfolur do të vërë përballë 4 skuadrat e kreut në luftë për titullin si dhe gjashtë vendet e fundit të renditjes, që janë në garë për mbijetesën.

Ndërsa plani “C” është ai i frenimit të Serisë A në mënyrë definitive dhe ngrirja e renditjeve finale në pozicionet kur kampionati do të ndalet, duke dhënë verdikte për titullin, Kupat e Europës dhe zbritjet nga kategoria, në rastin e Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat