Chelsea ka shprehur interesim për Jesus Coronan

Futboll

Chelsea ka shprehur interesim për Jesus Coronan

Më: 29 maj 2020 Në ora: 13:51
Chelsea ka shprehur interesim për Jesus Coronan

Chelsea ka shprehur interesim për Jesus Coronan e Portos, sipas agjentit të futbollit meksikan, i cili tha se nuk e di nëse sulmuesi anësor me klauzolë prej 30 milionë eurosh është opsioni i parë për londinezët apo jo.

Të Kaltrit e Londrës tashmë i kanë nisur përgatitjet për afatin kalimtar të verës. Një numër i madh i lojtarëve raportohet se janë identifikuar nga trajneri Frank Lampard, si pjesë e planeve për ta bërë gati skuadrën e tij për sezonin e ardhshëm.

Mes lojtarëve të përfolur për një transferim potencial në Stamford Bridge është edhe ylli i Portos, Jesus Corona.

Meksikani 27-vjeçar mund të rezultojë si një opsion i mirë për Lampardin, pasi që ai mund të luajë edhe si mbrojtës anësor dhe mesfushor anësor, përkundër që preferon të luajë si sulmues anësor.

Përderisa edhe shumë klube të tjera janë interesuar për transferimin e Corornas, agjenti i futbollistit, Matiag Bunge, e ka konfirmuar se Chelsea ka qenë në kontakt me të.

“Në një pikë, ne biseduam me Chelsean. Nuk mund të them nëse ai ishte opsioni A, B apo C i tyre, pasi që këto janë vetëm spekulime”, ka thënë Bunge.

“Ne do të duhet të presim dhe të ecim përpara, duhet të presim që liga të rinisë dhe pastaj mund ta shohim se cilët do të jenë hapat tonë të radhës, pasi që merkatoja do të pësojë disa ndryshime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat