Ndihet i turpëruar nga babai i vet

Futboll

Ndihet i turpëruar nga babai i vet

Më: 29 maj 2020 Në ora: 14:21
Ndihet i turpëruar nga babai i vet

Ish-mesfushori i Schalkes, Max Meyer, e ka distancuar veten nga komentet e bëra nga babai i tij, Achim, i cili e postoi një video në rrjete sociale dhe e kritikoi klubin e Bundesligës, përderisa e voziste një Lamborghini.

“Nuk bëhet më mirë sesa kaq. Po kaloj nëpërmjet qytetit të ndaluar, Gelsenkirchen. Po shkoj te këshilltari për taksa. Është një rrugëtim i këndshëm me Lambon e paguar nga klubi që po falimenton. E mrekullueshme”, tha Achim.

Futbollisti që tani luan për Crystal Palave reagoi përmes një fotoje në Instagram dhe i kërkoi falje ish-klubit të tij.

“Unë sapo e shikova videon e babait tim. Jam thellësisht i tronditur nga kjo video. S’ka vend për atë video në këtë kohë, s’ka vend për të në këtë botë, s’ka vend për të në asnjë moment”, tha 24-vjeçari.

“Unë duhet ta falënderoj Schalken jashtëzakonisht shumë dhe e distancoj veten nga natyra dhe përmbajtja e asaj videoje”.

Max Meyer e kishte nisur karrierën e tij me Schalken, duke u ngritur nga ekipi i të rinjve i gjigantit gjerman, para se të largohej nga aty në verën e vitit 2018 për t’iu bashkuar klubit të Premierligës, Crystal Palace.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat