Fati nuk do të largohet nga Barcelona

Futboll

Fati nuk do të largohet nga Barcelona

Më: 29 maj 2020 Në ora: 14:27
Fati nuk do të largohet nga Barcelona

Ansu Fati nuk do të largohet nga Barcelona. Klubi katalan bllokon “xhevahirin” e tij (i lindur në vitin 2002), duke saktësuar se sulmuesi nuk do të përfshihet në asnjë shkëmbim. 

Gazeta “Sport” shkruan se sulmuesi kërkohet nga disa klube. Mes tyre është edhe Juventusi, që pas refuzimit të Arthurit ka hedhur sytë nga adoleshenti i Barçës, të cilin dëshiron ta përfshijë në marrëveshjen e mundshme për Pjanicin.

Në këtë pikë, të dy klubet do të duhet të gjejnë marrëveshje të tjera për të lehtësuar transferimin e Miralem Pjanicit, të cilin trajneri Quique Setien e pëlqen shumë.

Nga ana tjetër, Maurizio Sarri ëndërron Jorginhon, me të cilin ka punuar fillimisht te Napoli e më pas te Cheslea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat