West Hami ka një plan për lojtarin e Kosovës

Futboll

West Hami ka një plan për lojtarin e Kosovës

Më: 29 maj 2020 Në ora: 15:47
West Hami ka një plan për lojtarin e Kosovës

Futbollisti i Kosovës Albian Ajeti ka dështuar ta tregojë veten në Londër dhe pritet të largohet nga West Ham United gjatë verës që vjen

West Ham Unitedi nuk e ka ndërmend ta mbajë në ekip Albian Ajetin.

Mediat angleze shkruajnë se klubi i Premierligës po planifikon ta shesë sulmuesin kosovar vetëm një vit pasi e bleu nga Baseli.

Përfaqësuesit zviceran i është dhënë rasti në 11 ndeshje këtë sezon dhe ai nuk ka arritur të shënojë e as të asistojë.

Në tetë ndeshje të Premierligës, 23 vjeçari i ka bërë vetëm dy goditje, asnjërën prej tyre në portë.

Ajeti i ka bërë vetëm 15 pasime në nëntë muajt e fundit.

West Hami shpreson ta shesë futbollistin për 7-8 milionë euro.

Por, duke e parë krizën e shkaktuar nga pandemia koronavirus, është e vështirë që ndonjë klub mund ta paguajë këtë shifër..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat