Juventus sfidon Romën për Pedro Rodriguez

Futboll

Juventus sfidon Romën për Pedro Rodriguez

Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:08
Pedro Rodriguez

E ardhmja e Pedro Rodriguez mund të jetë në Serie A.

Ylli spanjoll po kalon ditët e fundit në ‘Stamford Bridge’, pasi me të përfunduar ky sezon, përmbush kontratën e tij me Chelsean.

32 vjeçari ishte transferuar te Chelsea në vitin 2015, nga skuadra e Barcelonës.

Ka disa ditë në Itali që raportohet për një interesim të Romës, por së fundi në garë ka hyrë edhe Juventus.

Lajmi bëhet i ditur nga Il Tempo, që raporton se Juventus po shikon opsionet e transferimeve falas, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.

Pedro gjithashtu po pëlqehet edhe nga trajneri Maurizio Sarri, pasi kanë punuar së bashku te Chelsea.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat