Maradona sfidon Messin

Futboll

Maradona sfidon Messin

Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:41
Maradona sfidon Messin

Maradona sfidon Messin.

Diego Armando Maradona mbetet një nga më të mëdhenjtë e historisë së futbollit. Ai është Zot në Argjentinë, por dhe në Napoli kur të gjithë e konsiderojnë si më të madhin e të gjitha kohërave.

Lufta e madhe së fundmi bëhet ndërmjet adhuruesve të tij dhe Lionel Messit. Të dy argjentinasit mbahen si më të mëdhenjtë e historisë, por nuk ka një tolerim se kush është më i madh nga asnjëri prej tyre, pavarësisht respektit të ndërsjellë që kanë.

Maradona së fundmi i pyetur në lidhje me diçka të tillë ka shfaqur egon e tij personale duke thënë: “Numri 10-të do të jetë gjithmonë i imi”. Kaq mjafton për të kuptuar se nuk do të ketë asnjëherë mbarim gara për më të mirin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat