Batatina: Do të jemi skuadër shumë̈ bindëse

Futboll

Batatina: Do të jemi skuadër shumë̈ bindëse

Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:53
Batatina: Do të jemi skuadër shumë̈ bindëse

Skuadra e futbollit Llapi nga Podujeva vazhdon me përgatitje që të jetë sa më e gatshme për sfidat kampionale.

“Ishte ndeshja e parë kontrolluese ndërmjet futbollistëve të Llapit. Nga një skuadër Llapi i ka brenda vetes dy ekipe dhe ju garantoj shikuesve tanë se nuk do të ketë rënie por ngritje të ekipit.

Do të jemi skuadër shumë̈ bindëse në këto 11 ndeshjet e mbetura sepse sot djemtë më dëshmuan se mund të luajnë jo vetëm 90 minuta të ndeshjes por edhe 120 minuta me intensitet të lartë. I përgëzoj të gjithë futbollistët që me profesionalizëm gjatë kohës së pandemisë kanë punuar dhe skuadra është̈ në super formë deri pak ditë deri tek ndeshja e parë zyrtare në stadiumin "Zahir Pajaziti"

Kam besim në këtë̈ skuadër se mund të jemi befasia më e këndshme pas luftës së fituar me virusin COVID-19. Na priftë̈ e mbara së bashku me Kryesinë e klubit që është̈ korrekt me skuadrën dhe stafin e skuadrës. Sot djemtë dëshmuan se sa janë profesionistë me ritmin e lartë të ndeshjes.

Mungesa më e madhe në ndeshje për ne do jenë Legjendat”!, shkroi Batatina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat