Orari i javës së parë në Kategorinë Superiore pas rikthimit nga pandemia

Futboll

Orari i javës së parë në Kategorinë Superiore pas rikthimit nga pandemia

Më: 29 maj 2020 Në ora: 17:02
Orari i javës së parë në Kategorinë Superiore pas rikthimit nga pandemia

Kategoria Superiore ka marrë më në fund “dritën jeshile” për të ristartuar pas ndërprerjes si pasojë e koronavirusit. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë ditën e sotme lajmin se nga data një qershor do të lejohen aktivitetet sportive. Në këtë formë, ashtu siç ishte planifikuar skuadrat e Superiores do të zbresin në fushë më datë tre qershor për të luajtur javën e 27.

Kështu, kryesuesit e Tiranës udhëtojnë në një transfertë të sikletshme si ajo e Ballshit, ku përballë gjejnë vendasit e Bylisit. Bardheblutë kërkojnë të shmangin hapat fals për të ruajtur kryesimin me nëntë pikë ndaj Kukësit, ndërsa një sukses do t’iu siguronte një moral të lartë për vazhdimësinë. Ndërkohë, verilindorët do të presin në Elbasan, Luftëtarin.

Një sfidë e lehtë në letër, por ndërprerja e gjatë bën që vështirësia të jetë e lartë. Sakaq, kryesfida e javës së 27, e cila do të luhet edhe në orën 8 dhe jo 5:30 si pjesa tjetër e takimeve, është ajo mes Partizanit dhe Skënderbeut. Një sfidë për Europën duke qenë se e kanë objektivin kryesor të sezonit. /VipSport.al/

Kategoria Superiore, java e 27:

17:30 Bylis-Tirana

17:30 Flamurtari-Vllaznia

17:30 Kukësi-Luftëtari

17:30 Laçi-Teuta

20:00 Partizani-Skënderbeu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat