Inter heq dorë nga Werner, i hap krejtësisht rrugën Liverpoolit

Futboll

Inter heq dorë nga Werner, i hap krejtësisht rrugën Liverpoolit

Më: 29 maj 2020 Në ora: 20:02
Timo Werner

Inter është dorëzuar në garën për Timo Werner.

Timo Werner vazhdon të jetë nga lojtarët më të kërkuar para merkatos së verës.

Interesimi për yllin e kombëtares së Gjermanisë është tejet i madh, me skuadrën e Liverpool që shihet si favoritja për nënshkrimin e tij.

Tashmë, rruga për ‘Reds’ është lehtësuar edhe më shumë, pasi mediet italiane raportojnë se Inter është tërhequr nga gara.

Lojtari edhe më parë kishte dhënë disa deklarata të cilat shiheshin si flirtuese me skuadrën nga Premierliga.

Kartoni i Werner pritet t’i kushtojë skuadrës së Liverpool së paku 60 milionë euro, shifër kjo që nuk pritet të jetë problematike.

Mbetet të shihet se si do të ecin punët për lojtarin, pas hapjes së merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat