Bylbyl Sokoli në Vetëvendosje? Trajneri i njohur e zbulon të vërtetën

Futboll

Bylbyl Sokoli në Vetëvendosje? Trajneri i njohur e zbulon të vërtetën

Më: 29 maj 2020 Në ora: 20:37
Bylbyl Sokoli

Trajneri i njohur, Bylbyl Sokoli, ka thënë se lajmet që ai është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje janë vetëm spekulime dhe se nuk ka asgjë të vërtetë në to.

Trajneri Bylbyl Sokoli është njëri ndër personalitetet në sport që flet më së shumti për temat që e lidhin sportin me politikën, si bashkimin kombëtar dhe krijimin e një Kombëtareje të vetme,.

Shkaku i këtyre deklaratave, për Sokolin shpeshherëështë raportuar për përfshirjen e tij në parti politike, së fundi duke u thënë se ai është anëtarësuar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Megjithatë, Sokoli e mohoi një lajm të tillë në emisionin sportiv “Favorit” në T7, përderisa e theksoi edhe një herë angazhimin e tij për tema si bashkimi kombëtar.

“Është biseduar gjatë, por mendimi im është që pedagogët, trajnerët dhe ekspertët e dalluar nuk duhet të jenë anëtarë të partive politike, nuk duhet të ngjyrosen politikisht. Kjo nuk do të thotë se ata nuk mund të jenë këshilltarë apo ministra, siç e kemi rastin te Rozeta Hajdari”, ka thënë Sokoli.

“Duhet t’i shfrytëzojmë ekspertët e lëmive të ndryshme. Por, biseda ka pasur, por kjo nuk është e vërtetë. Qëndrimet e mia nuk ndryshojnë, unë ende mbetem për kauzën e bashkimit kombëtar, si të gjithë shqiptarët”. “Mendoj që sporti është i përshtatshëm për realizimin e qëllimeve, synimeve tona shekullore. Por, këto janë vetëm spekulime të mjeteve të informimit. Asgjë nuk ka prej kësaj”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat