Schurrle dhe dieta e veçantë, mjekët: Nuk mund të jetojë kështu

Futboll

Schurrle dhe dieta e veçantë, mjekët: Nuk mund të jetojë kështu

Më: 30 maj 2020 Në ora: 08:20
Andre Schurrle

Pasi është bërë pjesë e historisë së Gjermanisë me triumfin në Botërorin 2014, Andre Schurrle ka veshur fanella të ndryshme të klubeve që e kanë çuar të luajë, sot, për Spartakun e Moskës.

Sulmuesi i krahut ka folur në të kaluarën për zakonet e tij familjare dhe… ushqimore. Dhe janë pikërisht këto të fundit që vazhdojnë të shkaktojnë diskutime akoma edhe mes mjekëve të tij te klubi rus.

Duek folur për programin Football Big, Mikhail Butovsky, mjeku i Spartak Moskës, ka thënë se dieta vegane e Schurrle nuk ëshhtë aspak e përshtatshme me stilin e jetës që duhet të ketë një futbollist profesionist:

“Nga një këndvështrim mjekësor, është e vështirë të stërvitesh për të marrë rezultate pa konsumuar proteina shtazore”, ka shpjeguar doktori. “Ekzistojnë ushqime të ndryshme zëvendësues, por është e vështirë për një atlet profesionist të jetojë kështu”.

“Është e vështirë të bindësh një njeri të rritur dhe një atlet të këtij niveli, por kemi folur me të. I kam shprehur mendimin dhe shqetësimin tim dhe ai, nga ana e tij, ka dhënë versionin e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat