​Gjyqtarët e Kosovës testohen për Covid-19

Futboll

​Gjyqtarët e Kosovës testohen për Covid-19

Më: 30 maj 2020 Në ora: 12:14
Foto ilustrim

Referët e Kosovës gjatë ditës së sotme i janë nënshtruar testit për koronavirus.

Kanë qenë gjithsej rreth 46 gjyqtarë të cilët janë nënshtruat këtij testi dhe 14 kontroll të ndeshjeve.

Pas këtij testi, gjyqtarët do t’i nënshtrohen edhe testeve fizike, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kujtojmë që futbolli do të rikthehet javën e ardhshme pas dy muajve pezullim për shkak të pandemisë së koronavirusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat