KF Besa nga Dobërdolli javën e ardhshme pritet të startoj me përgatitje

Futboll

KF Besa nga Dobërdolli javën e ardhshme pritet të startoj me përgatitje

Më: 30 maj 2020 Në ora: 14:35
KF Besa nga Dobërdolli javën e ardhshme pritet të startoj me përgatitje

Pas vendimit të djeshëm të KD të FFM-së se skuadrat e vendeve të para në Ligat e Treta do të luajnë ndeshje balotazhi për plotësimin e dy vendeve në dy Ligat e dyta të Maqedonisë, KF Besa nga Dobërdolli për sot ka caktuar një mbledhje ku do të vendosin për rifillimin e përgatitjeve.

Drejtori soortiv i klubit Sali Salija i tha gazetarit Reshat Ibrahimi se nëse gjithçka është në rregull, atëherë nga dita e martë do të startojnë me stërvitje.

"Sot me fillim prej orës 15:00 kryesia organizon mbledhje në të besoj se do të vendoset që nga dita e martë të fillojmë me përgatitje, kuptohet nëse gjithçka është në rregull. Pas mbledhjes do të njoftohen edhe lojtarët", i deklaroi drejtori sportiv i klubit Sali Salija gazetarit Reshat Ibrahimi.

KF Besa Dobërdoll si kampion i Ligës së tretë, grupi i Perëndimit do të luaj në balotazh me Fortunën nga Hasanbegu dhe KF Veleshta nga Struga.

Komisioni garues pranë FFM-së javën e ardhshme do të caktoj për datat dhe stadiumet e zhvillimit të ndeshjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat