Xherard i bën “dhuratën” e madhe futbollistit të Kombëtares shqiptare

Futboll

Xherard i bën “dhuratën” e madhe futbollistit të Kombëtares shqiptare

Më: 30 maj 2020 Në ora: 15:02
Xherard i bën “dhuratën” e madhe futbollistit të Kombëtares shqiptare

Lajme pozitive vijnë nga Skocia. Sulmuesi i Kombëtares, Florian Kamberi, mund të qëndrojë përfundimisht te gjigantët e Rejnxhërs. Sipas “Football Insider”, shqiptari ka fituar besimin e trajnerin Stiven Xherard, i cili sipas raportimeve të fundit ka mediat skoceze, e ka ndarë mendjen, për të blerë përfundimisht kartonin e Kamberit.

25-vjeçari u huazua në janar nga skuadra e Hiberninan, teksa drejtuesit e Rejnxhërs, dëshirojnë ta kenë pjesë të ekipit, duke i dhënë një tjetër shans, për të shfaqur sa më mirë talentin e tij.

Aktivizimi te klubi elitar skocez, do të ishte një shans i shkëlqyer për sulmuesin shqiptar, për t’u rritur sa më shumë dhe pse jo në të ardhmen, për të bërë një tjetër hap cilësor në karrierë.

Problem mbeten vetëm negociatat me klubin e Hibernian, pasi në marrëveshjen e huazimit nuk ka një klauzolë blerjeje nga ana e Rejnxhërs. Trajneri Xherard, i ka besuar 25-vjeçarit, disa ndeshje të rëndësishme, duke e aktivizuar edhe në Ligën e Europës, ku ka bërë paraqitje tepër dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat