Mërgjyshi: Besoj 100% tek Superiorja, Apolonia do synojë edhe Kupën

Futboll

Mërgjyshi: Besoj 100% tek Superiorja, Apolonia do synojë edhe Kupën

Më: 30 maj 2020 Në ora: 15:53
Mërgjyshi: Besoj 100% tek Superiorja, Apolonia do synojë edhe Kupën

Apolonia është një nga skuadrat pretendente të grupit B për të tentuar ngjitjen në Superiore. Fierakët kanë befasuar këtë edicion, për faktin se janë një ekip shumë i ri në moshë dhe në garë për t’u ngjitur në elitë, por edhe në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Artan Mërgjyshi është i bindur tek grupi që ka në dispozicion se mund të arrijë objektivat e vendosura pavarësisht mungesës së lojtarëve me eksperiencë.

“Besoj 100% te kjo skuadër pasi në të kundërt nuk do të isha këtu. Objektivi kryesor është kampionati por nuk e nënvlerësojmë kupën edhe pse kemi një kundërshtar të vështirë. Kemi lojtarë të dëmtuar por do të mundohemi të vlerësojmë edhe kupën”, u shpreh Mërgjyshi.

Pauza e kampionatit ka dëmtuar shumë skuadrat të cilat duhet të rigjejnë formën e tyre por tek Apolonia dëmi konsiderohet më i madh duke patur parasysh moshën e re të ekipit.

“Është një skuadër e re me moshatare 19.7 vjeç dhe duhet shumë punë në aspektin psikologjik. Na mungon ritmi dhe harmonia në lojë pasi kampionati u ndërpre në momentin tonë më të mirë. Megjithatë kemi kohë deri sa të fillojmë dhe do të mundohemi të jemi gati”, deklaroi tekniku i fierakëve.

Rifillimi i sezonit do të bëhet me sfidën ndaj Kukësit në Kupë dhe më pas derbi me Lushnjën që mund të përcaktojë shumë edhe mbi objektivin për t’u ngjitur në elitë. Një kalendar i ngjeshur që do të duhet të shohë ekipin pa mbështetjen e tifozëve, çka konsiderohet si një plus për Apoloninë në këtë rast.

“Kemi ndeshjen e parë në Kupë dhe pastaj me rivalin direkt Lushnjën. Më ngroh skuadra pasi është stërvitur mirë. Në ndeshjen e kampionatit me Lushnjën mungesa e tifozëve mund të jetë një plus për ne, pasi është ekip i ri dhe presioni i tifozëve nëse do të ishin në stadium do të stepte lojtarët, duke i futur në presion”, tha trajneri Mërgjyshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat