Setienit nuk po i pëlqen rregulli me 5 zëvendësime

Futboll

Setienit nuk po i pëlqen rregulli me 5 zëvendësime

Më: 30 maj 2020 Në ora: 16:17
Quique Setien

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien beson se rregulli i ri që të ketë 5 zëvendësime do ta dëmtoj skuadrën e tij.

Sipas tij, skuadrat e vogla kur të ndeshen me Barcelonën dhe janë duke fituar ose barazuar do t’i shfrytëzojnë zëvendësimet në minutat e fundit.

‘5 zëvendësime? Mendoj se do të na dëmtoj neve për shkak të stilit të lojës që kemi. Ne e dimë se shumë ndeshje do të zgjidhen në minutat e fundit, kur kundërshtarët janë të lodhur’, u shprehë Setien.

Shumë liga në Evropë e kanë aprovuar këtë rregull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat