Bellerin tundohet nga Interi dhe Juventusi

Futboll

Bellerin tundohet nga Interi dhe Juventusi

Më: 30 maj 2020 Në ora: 21:16
Hector Bellerin

Hector Bellerin thuhet se mezi pret të largohet nga Arsenali, pasi Juventusidhe Interi janë të gatshëm t’i ofrojnë atij një aventurë të re.

Reprezentuesi spanjoll ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Arsenalit në vitet e fundit, por tashmë ka hasur në probleme shkaku i lëndimeve.

Forma e tij e luhatshme dhe lëndimet kanë bërë që Bellerin ta humb vendin e titullarit dhe lumturinë në Emirates.

Sipas rrjetit televiziv ESPN, 25-vjeçari është i irrituar nga mungesa e ambicies brenda Topçinjve dhe është në kërkim të një ndryshimi.

Interi dhe Juventusi janë të dy të interesuar për t’i dhënë Bellerinit debutimin e tij në Serie A, si dhe futbollin e rregullt në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani këtë sezon, Bellerin ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat me Arsenalin, duke shënuar një gol dhe duke siguruar dy asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat