Serie A po kthehet – ndeshje do të ketë çdo ditë

Futboll

Serie A po kthehet – ndeshje do të ketë çdo ditë

Më: 30 maj 2020 Në ora: 22:33
Ilustrim

Serie A do të tregojë së paku një ndeshje për ditë.

Sapo kampionati elitar italian të kthehet (20 qershor), pritet të ketë një ndeshje për ditë, në shtatë orare të ndryshme.

Sipas ‘Corriere dello Sport’, ndeshjet do të shpërndahen në orare të ndryshme, në mënyrë që televizionet të mbulojnë sa më shumë ndeshje.

Ata duhet të shmangin oraret e mbrëmjes, pasi Asociacioni i Lojtarëve ka përsëritur se refuzojnë të luajnë  në mot të nxehtë, gjatë verës, në qershor dhe korrik.

Në mënyrë që të kompletohet kalendari deri më 2 gusht, ndeshjet do të luhen çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat