Ndeshjet e mëdha të Premier League në fushë asnjanëse

Futboll

Ndeshjet e mëdha të Premier League në fushë asnjanëse

Më: 31 maj 2020 Në ora: 13:03
Ndeshjet e mëdha të Premier League në fushë asnjanëse

Ndeshjet e mëdha të Premier Ligës angleze mund të luhen në fushë asnjanëse për të shmangur grumbullimin e turmave dhe jashtë stadiumit. Është ky vendimi që mund të merret shumë shpejt në Angli me kampionatin në ishull që pritet të fillojë me datë 17 qershor.

Lajmin e bëri të ditur në një konferencë për mediat, Oliver Dowden, sekretar i çështjeve digjitale, kulturës, medias dhe sportit në Britaninë e Madhe, i cili përveçse konfirmoi hapjen e çdo sporti pas datës 1 qershor foli gjithashtu dhe për mundësinë që takimet e rëndësishme të Premier Leagues të luhen në fushë asnjanëse dhe pa tifozë.

Qeveria Britanike nëpërmjet kësaj nisme kërkon të shmangë grumbullimet jashtë stadiumit nga ana e tifozëve të skuadrave, dhe ka menduar për një plan konkret që sfidat si Man.City-Liverpool apo Everton-Liverpool të luhen në një stadium neutral dhe njëkohësisht të transmetohen falas në mënyrë që njerëzit t’i përcjellin ato nga shtëpia pa patur grumbullime në lokale apo mes miqsh gjithashtu. Një rast i ngjashëm me grumbullime tifozësh jashtë stadiumit ndodhi në ndeshjen e Champions League mes PSG dhe Dortmund të luajtur në Paris, e cila mendohet se shërbeu si vatër për përhapjen e koronavirusit.

Gjithashtu Jonathan Van Tam, përgjegjës për shëndetin në ishull, u shpreh se turmat që mblidhen jashtë impianteve sportive janë çështje e forcave të rendit dhe ajo e atyre të shërbimit mjekësor. Sfidat e Liverpoolit në Premier League kërkon që të luhen në fusha asnjanëse pasi në një nga këto përballje Liverpool mund të rikthehet të fitojë titullin kampion në Premier League pas 30 vjetësh dhe kontrolli mbi tifozë do të ishte i vështirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat