Murataj: Kupa objektivi i madh

Futboll

Murataj: Kupa objektivi i madh

Më: 31 maj 2020 Në ora: 14:46
Murataj: Kupa objektivi i madh

Te Bylis nëse ka patur një futbollist që ka rënë në sy në këtë sezon me paraqitjet dhe vizionin e tij për lojën ka qenë Valentino Murataj, jo vetëm i rëndësishëm me gola por gjithashtu dhe si një lojtar asist. Mbyllja e kampionatit për shkak të pandemisë e gjeti Bylis në krizë rezultatesh dhe ndoshta kjo periudhë pushimi mund të ketë shërbyer si një periudhë reflektimi gjithashtu për ballshiotët, por dhe për vetë Murataj që beson se tashmë ekipi është i gatshëm të ndryshojë kursin.

Futbolli do të rinisë pa tifozë, një situatë që lojtarët nuk janë mësuar por gjithsesi Murataj beson se pavarësisht kësaj klubi ka forcën e duhur për dhënë maksimumin dhe pa përkrahjen e mbështetësve.

Nëse do të duhet të zgjidhte mes fitimit të Kupës dhe sigurimit të një vendi në Europë nga kampionati, Murataj do të vendoste për Kupën por gjithsesi ai nuk kërkon të mbyllë dyert e Europës as nga kampionati.

Tirana me të drejtë në krye, por në Ballsh për rifillimin e sezonit, Murataj beson se do të jetë një histori ndryshe aq më tepër që Bylis shprehet më mirë ndaj të mëdhave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat