Besim Çejku kujton gjeneratën e Lirisë kur rrëzoi Hajdukun e madh dhe poshtëroi Radniçkin e Nishit - Bota Sot
Besim Çejku kujton gjeneratën e Lirisë kur rrëzoi Hajdukun e madh dhe poshtëroi Radniçkin e Nishit

Futboll

Besim Çejku kujton gjeneratën e Lirisë kur rrëzoi Hajdukun e madh dhe poshtëroi Radniçkin e Nishit

Nga: Kemajl Goca Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:54
Në këmbë trajneri Luli, trajneri Vërmica, lojtarët: Çejku, Bjeliqi, Behajdin Gjinali, Bedridin Gjinali, Bellanica, dr. Rada, kryetrajner Gafurr Kaçaniku.Ulur: Kelmendi, I. Domi, Gaxholli, Nikoliqi, Tutiqi, Ramadani, fiziterapeut Kostiqi.

Liria nga Prizreni e ka arritur suksesin më të madh në verën e vitit 1988 kur u futen në Ligën e Dytë Unike në ish Jugosllavi në futboll (u bashkuan 8 ekipet më të mira të ligës së dytë të Lindjes dhe të perëndimit). 
Në vjeshtën e vitit 1988 Liria dhe Prishtina ishin dy skuadrat në rangun më të lartë, në Ligën e Dytë federative ish jugosllave. 

Një sukses i Lirisë që nuk harrohet edhe për Kupën e Marshall Titos, që u kualifikuan deri në çerekfinale. Fillimisht e eliminuan skuadrën e madhe Hajdukun e Splitit. Ndeshja përfundoi baras (0:0), ndërsa me penallti prizrenasit fituan me 5:4. Në stadiumin në Prizren mbi 8 mijë shikues në vitin 1988. 

Image

Liria 1988

Në të tetën e finales e kishin eliminuar Radniçkin e Nishit. Në Nish pësuan humbje me 1:0, ndërsa në Prizren fituan me 1:0 dhe me penallti e gjunjëzuan me 3:1.

Hajduku dhe Radniçki ishin në ligën e parë ish jugosllave dhe skuadra shumë të forta, por Liria ka treguar zemër të madhe atëkohë dhe i poshtëroi të dyja ekipet, sepse si njëra palë dhe skuadra trjetër as në ëndërr nuk e kishin pa se një skuadër shqiptare si Liria do t'i rrëzonte nga Kupa.  

Image

Besim Çejku

Në çerekfinale u takuan me skuadrën e fortë të asaj kohe, Velezhin nga Mostari, ku pësuan humbje në Mostar me 2:0 dhe në Prizren luajtën baras 2:2, duke u eliminuar nga kjo garë. 

Çejku ka qenë prej mbrojtësve më të mirë që ka pasur skuadra me renome Liria. 

“Ka qenë gjeneratë më shumë lojtar talentë vendas, futbollistë të cilët u kaliten në shkollën futbollit prizrenas. Me këtë brez futbollistësh të klubit tonë arritëm rezultate që shumë të tjerë nuk kane mundur. Suksesi më i madh i  klubit futbollistik ‘Liria’ gjatë gjithë historisë prej se luhet futboll në Prizren, hyrja në Ligën e Dytë unike”, tha Çejku për gazetën kombëtare “Bota sot”. 
Liria për dy vite kishte qëndruar në Ligën e Dytë unike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat