E konfirmon Batatina, edhe dy lojtarë tjerë të Llapit mund të dalin në Evropë

Futboll

E konfirmon Batatina, edhe dy lojtarë tjerë të Llapit mund të dalin në Evropë

Më: 31 maj 2020 Në ora: 22:18
Tahir Batatina

Javën e kaluar, Tahir Batatina theksoi se Valmir Veliu dhe Hajdin Salihu janë në kontakte me dy klube evropiane dhe ofertat për ta veç se kanë arritur.

Ndërsa, pak minuta më parë, trajneri i ekipit të Llapit ka konfirmuar edhe interesimin e klubeve evropiane edhe për dy lojtarë tjerë.

Kastriot Selmani dhe Alban Shabani janë dy lojtarët e Llapit që do të përcillen në ndeshjet në vijim të kampionatit, gjithnjë sipas Batatinës.

Ja shkrimi i tij:

Këta janë yjet e skuadrës së Llapit, të cilët shumë shpejt pritet ta shijojnë arenën evropiane dhe transferimin në klube evropiane.

Ofertat konkrete veç se kanë mbërritur për dy futbollistët, Valmir Veliun dhe Hajdin Salihun, kurse nën vëzhgimin e klubeve evropiane do jenë edhe Kastriot Selmani e Alban Shabani, të cilët do përcillen në ndeshjet në vijim të kampionatit.

Ajo çfarë kam deklaruar shpesh herë po përmbushet me sukses! Talentët e KF Llapit dhe tjerave qytete e dinë destinacionin për në Evropë, KF Llapi ua jep mundësinë dhe realizimin e ëndrrës së futbollistëve – Evropën! T.B

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat