Shkëmbimi i madh në prag, Bayerni ofron kartonin e yllit për Sane

Futboll

Shkëmbimi i madh në prag, Bayerni ofron kartonin e yllit për Sane

Më: 31 maj 2020 Në ora: 22:22
Lorey Sane

Bayern Munchen është fiksuar pas sulmuesit të Manchester City-t, Lorey Sane. Gjermani ishte pranë rikthimit në Bundesligë dhe në verën e 2019, por dëmtimi i tij i rëndë ndërpreu lëvizjen.

Kampionët e Gjermanisë kanë menduar dhe një tjetër ide për të bindur klubin anglez. TZ shkruan se bavarezët janë gati të ofrojnë kartonin e Lucas Hernandez për sulmuesin e kombëtares gjermane.

Mbrojtësi u ble verën e kaluar nga Atletico Madridi, por nuk ka patur fat në Bavari. Ai është dëmtuar shpesh dhe nuk ka arritur të luajë rregullisht. Guardiola do një qendërmbrojtës dhe kampioni i botës mund të jetë përforcimi i duhur për ekipin e anglezëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat