Inter arrin marrëveshjen për transferimin e Tonali

Futboll

Inter arrin marrëveshjen për transferimin e Tonali

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 10:33
Tonali

Sandro Tonali me shumë gjasë do të jetë lojtar i Inter.

Raportime të ‘Corriere della Sera’ bëjnë të ditur se Inter ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Brescia, Sandro Tonali, 

‘Nerazzurri’ i kanë ofruar 20 vjeçarit një kontratë të vlefshme për katër vite qëndrim në ‘San Siro’.

Lojtari pritet të fitojë deri në 2.5 milionë euro, nëse transferimi i tij finalizohet me sukses.

Brescia kërkon 50 milionë euro për kartonin e tij, e këto para Inter i ka siguruar me shitjen e Mauro Icardi.

Për afrimin e lojtarit me Inter mund të supozohet edhe nga deklaratat e fundit të presidentit të Brescia, i cili nuk beson se Tonali transferohet jashtë Italisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat