Man Utd arrin marrëveshjen me Ighalo

Futboll

Man Utd arrin marrëveshjen me Ighalo

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 12:18
Odion Ighalo

Odion Ighalo do ta vazhdojë qëndrimin në ‘Old Trafford’.

Ighalo dhe Manchester United janë pajtuar që lojtari të vazhdojë huazimin e tij, bën të ditur ‘Sky’.

Nigeriani do të nënshkruajë ndërkohë një kontratë të re me Shanghai Shenua, deri në fund të vitit 2024. Ai do të fitojë 400 mijë funte për javë.

Lojtari do të jetë me United deri në janarin e vitit 2021, dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizimi për këtë.

Ighalo ka katër gola në tetë ndeshje me fanellën e Manchester United. Ai u huazua në ditën e fundit të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat