Ter Stegen: Gotze do të përshtatej në La Liga

Futboll

Ter Stegen: Gotze do të përshtatej në La Liga

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 15:52
Marc Andre ter Stegen

Marc Andre ter Stegen sikur i ka bërë thirrje Barcelonës që të shqyrtojnë kartonin e Mario Gotze.

Gotze do të largohet nga Borussia Dortmund në fund të këtij sezoni, pasi nuk ka pasur marrëveshje as tentim për rinovim kontrate.

Lojtari lidhet me disa skuadra nga Serie A, megjithatë, lidhur me të ka folur portieri i Barcelonës, i cili beson se mesfushori mund të përshtatet edhe në La Liga.

“Mario është një lojtar i cili mund të kontrollojë topin mirë dhe të avancojë lojën”, ka thënë Ter Stegen.

“Ai definitivisht do të përshtatej në ligën spanjolle. Nuk e di nëse synon të luajë futboll. Kur flasim me njëri tjetrin, asnjëherë nuk flasim për futboll”, ka shtuar mes tjerash portieri.

Milan dhe Roma janë dy skuadrat që po interesohen për shërbimet e mesfushorit të BVB. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat