Merret vesh e ardhmja e Messit, a do të largohet nga Barcelona?

Futboll

Merret vesh e ardhmja e Messit, a do të largohet nga Barcelona?

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:28
Lionel Messi

Lionel Messi nuk do të largohet nga Barcelona këtë verë, me kapitenin e klubit që nuk e ka aktivizuar klauzolën në kontratën e tij që do ta lejonte të largohej para skadimit të marrëveshjes në qershor të vitit të ardhshëm.

Si pjesë e zgjatjes katër vjeçare të nënshkruar në vitin 2017, Messi përfshiu parashikime se ai mund të largohej nga klubi falas në fund të çdo sezoni të caktuar, për aq kohë sa ai e bëri të vetëdijshëm klubin për qëllimet e tij para 1 qershorit të çdo viti.

Spekulimet nëse kapiteni i Argjentinës mund të largohet nga ‘Camp Nou’ kishin qarkulluar edhe një herë pasi ish-presidenti i Interit Massimo Moratti pretendoi se ishte e mundur që Nerazzurri të mund të bënte një veprim për 32-vjeçarin.

Përmes llogarive të tij në rrjetet sociale, vetë Messi së fundmi mohoi se do të linte skuadrën katalanase për aventura të reja, dhe burime pranë lojtarit kanë konfirmuar qëllimin e sulmuesit për të qëndruar me Barcën të paktën deri në verën e vitit 2021.

Mbetet të shihet nëse fituesi i gjashtëfishtë i Topit të Artë do të vazhdojë në Kataloni përtej verës së ardhshme, pavarësisht hierarkisë së klubit duke hedhur dyshime mbi të ardhmen e gjatë të Messit në ‘Camp Nou’. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat