Pas Icardit, PSG interesohet edhe për dy lojtarë të Series A

Futboll

Pas Icardit, PSG interesohet edhe për dy lojtarë të Series A

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Kampionët e Ligue 1, PSG nuk heqin dorë nga lojtarët e Series A. Disa ditë pas nënshkrimit me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, parisienët kanë hedhur sytë nga lojtarë të tjerë në kampionatin italian.

Bëhet fjalë për dy emra konkrekt, Marusic dhe Milinkovic-Savic, dyshja e Lazios që ka shkëlqyer këtë sezon nën urdhërat e Simone Inzaghi.

Tare dhe Lotito kërkojnë një shifër të majme për të lënë të lirë dy futbollistët dhe shifra mund të shkojë mbi 100 milionë euro.

Tashmë “topi” i kalon PSG-së që duhet të vendos nëse do të investojë shifra të tilla për dy lojtarër që luajnë në Serie A prej disa sezone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat