Marotta kundër planit C të FIGC: Kampionati mbaron, ose vlen renditja momentale

Futboll

Marotta kundër planit C të FIGC: Kampionati mbaron, ose vlen renditja momentale

Më: 1 qershor 2020 Në ora: 23:23
Marotta

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina, njoftoi dy ditë më parë të ashtuquajturin plan C, në rast të një ndalimi të ri të Serie A: “Ne kemi treguar gjithmonë planin B, i cili është shumë i qartë. Ai parashikon përdorimin e “play off”-it në rast të një pezullimi të ri të përkohshëm të kampionatit. Në rast të një pezullimi përfundimtar, përkundrazi, do të jetë e nevojshme t’i drejtohemi një algoritmi, që projekton renditjen e atij momenti si fund të kampionatit. Ne do ta bëjmë këtë llogaritje përpara rifillimit të ndeshjeve”.

Por, pas këtyre fjalëve, debati shpërtheu mes klubeve të Serie A. Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, plani C nuk u pëlqye nga askush mes klubeve. Në veçanti, Marotta, drejtor i Interit, foli qartësisht kundër renditjes përmes algoritmit (sikur ndodhi në Ligue 1): “Ne jemi absolutisht kundër çdo zgjidhjeje alternative, që nuk përfundon kampionatin në fushë dhe kristalizon renditjen. Nëse ky sezon i Serie A nuk mund të mbyllet, për shkak se epidemia mund të fillojë përsëri, atëherë unë nuk shoh se si mund të luhet “play-off” dhe “play-out”. Algoritmi nuk është një zgjidhje për renditjen. Më mirë të konsiderohet klasifikimi deri në atë pikë të kampionatit”.

Algoritmi do të kishte një “kalibrim” të pikëve bazuar në ndeshjet e luajtura, por mund të konsiderohet veçmas edhe numri i ndeshjeve në shtëpi, ndeshjet e mëparshme direkte, vështirësia e kalendarit që nuk ka përfunduar, bazuar në pikët e kundërshtarëve të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat