Shkëmbim i befasishëm mes Juventusit dhe Chelseat

Futboll

Shkëmbim i befasishëm mes Juventusit dhe Chelseat

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 08:51
Federico Bernareschi

Chelsea dhe Juventus thuhet se janë gati të zhvillojnë bisedime mbi një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Federico Bernareschi dhe Jorginho, i cili vlerësohet me rreth 40 milionë euro.

Gazzetta dello Sport pretendoi më herët se Juve po ofronin Bernardeschin në këmbim të Jorginho, me Maurizio Sarri të prirur për rikthimin e italo-brazilianit në dispozicionin e tij.

Tani, Calciomercato.com shkruan se Chelsea kërkon ‘rreth 40 mln euro’ për Jorginho, duke bërë që Bianconeri të marrë në konsideratë shkëmbimin e një lojtari.

Ky lojtar do të ishte Bernardeschi, me Blutë “duke u bërë gjithnjë e më këmbëngulës” në idenë e sjelljes së tij në ‘Stamford Bridge’.

Uebfaqja shton se një takim pritet të zhvillohet midis drejtorit sportiv të Juve Fabio Paratici dhe zyrtarëve të Chelseat në të ardhmen e afërt.

‘Zonja e Vjetër’ pagoi Fiorentinën 40 milionë euro në verën e vitit 2017 për të nënshkruar me 26-vjeçarin, i cili mund të luajë kudo në mesfushë ose sulm.

Jorginho, ndërkohë, pasoi Sarrin në ‘Stamford Bridge’ nga Napoli dy vjet më parë për 57 mln euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat