Pritet spektakël nga të dyja skuadrat

Futboll

Pritet spektakël nga të dyja skuadrat

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:01
Pritet spektakël nga të dyja skuadrat

Partizani-Skënderbeu, takim i vlefshëm për javën e 27-të të Kategorisë Superiore, do të luhet nesër në orën 20:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Axhendën e këtij takimi e ka konfirmuar dje edhe Partizani, që është organizatori i kësaj sfide.

Takimi do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të rregullave të reja të miratuara pas shpërthimit të pandemisë “COVID-19”.

Të pranishmit në stadium do të jenë në numër të reduktuar, përfshi edhe përfaqësuesit e mediave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat