Një tjetër shtet Europian merr vendimin drastik

Futboll

Një tjetër shtet Europian merr vendimin drastik

Më: 2 qershor 2020 Në ora: 14:33
Një tjetër shtet Europian merr vendimin drastik

Një tjetër shtet Europian ka vendosur, të mbyll kampionatin, duke dhënë verdiktet para kohe, për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Bëhet fjalë për Bosnjë Hercegovinën.

Federata ma marrë vendimin drastik, duke mos lejuar zhvillimin deri në fund të sezonit. Kësisoj, verdiktet u dhanë në tavolinë, ku Sarajevo është shpallur kampion, duke fituar titullin për të dytin vit radhazi. Ndërkohë për sa i përket renditjes nga kategoria, janë djegur 2 skuadra, Çelik dhe Zvijezda, që sezonin e ardhshëm do të militojnë një kategori më poshtë.

Kujtojmë që Bosnja iu bashkëngjitet kështu shteteve si Franca, Holanda, Belgjia dhe Skocia, të cilat kanë mbyllur kampionatet, duke dhënë verdiktet në tavolinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat