Milani nuk heq dorë nga Bennacer!

Futboll

Milani nuk heq dorë nga Bennacer!

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:15
Milani nuk heq dorë nga Bennacer!

Ismael Bennacer konsiderohet si i pashitshëm nga Milan dhe pritet të qëndrojë gjatë në “San Siro”.

Algjeriani kërkohet me ngulm nga Leonardo, i cili dëshiron ta shohë të veshur me fanellën e PSG, por kjo gjë duket se nuk ka gjasa të ndodhë, të paktën këtë verë.

Për mesfushorin, kampionët e Francës kishin ofruar 30 milionë euro, por drejtuesit e Milanit duket se kanë plane të tjera. Bennacer është pjesë e kuqezinjve që nga viti i shkuar, kur u mor nga Empoli për 16 milionë euro.

Përveç Empolit, 22-vjeçari shkëlqeu në Kupën e Afrikës, ku u shpall kampion me Algjerinë, si dhe lojtari më i mirë i turneut, duke lënë në hije edhe emra të njohur si Salah, Mane apo Aubameyang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat