Këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord...

Futboll

Këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord...

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:36
Këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord...

Kriza financiare për shkak të pandemisë COVID-19 po ndihet shumë edhe te një klub i madh si Barcelona që njihet për financat e saja të shëndosha pasi presidenti Josep Maria Bartomeu duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat ka kërkuar një tjetër ndihmë nga futbollistë.

Kështu, te Barcelona, Messi me shokë pranuan të hiqnin dorë nga 70% e rrogës së muajit mars.

Dhe, në komplet rrogën sezonale, futbollistët kanë humbur 17% të pagës së tyre. Kjo bëri të mundur që Barcelona të kursente 40 milionë euro. Megjithatë, nga lajmet e fundit në Spanjë, klubi nuk ka amortizuar ende dëmin nga COVID-19 e në këtë formë ka menduar t’iu propozojë lojtarëve edhe një tjetër reduktim.

Por, këtë herë protagonistët kryesorë të katalanasve nuk janë dakord për të hequr sërish nga pjesa e tyre e në këtë formë drejtuesit e blaugranave duhet të gjejnë një tjetër mënyrë për të vënë rregull financat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat