Infantino i del në mbrojtje lojtarëve

Futboll

Infantino i del në mbrojtje lojtarëve

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:37
Infantino i del në mbrojtje lojtarëve

Kreu i futbollit botëror deklaroi se shprehja e hapur e mesazheve të tilla nuk përbëjnë asnjë arsye për të penalizuar lojtarët, por përkundrazi janë shembull për t’u duartrokitur pasi shpërndajnë mesazhin e FIFA-s për ndalimin e përhapjes së racizmit.

"Për të hequr dyshimet, në një kompeticion të FIFA-s gjeste të tilla të bëra nga lojtarët e Bundesligës meritojnë të duartrokiten dhe jo të ndëshkohen.

Ne të gjithë i themi ‘jo racizmit’ dhe çdo lloj forme të diskriminimit. Ne i themi jo dhunës", bën me dije presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

Disa lojtarë të Borusia Dortmundit dhe Shalke 04 përhapën mesazhet "Drejtësi për George" duke dalë kundër ushtrimit të racizmit në shoqërinë amerikane dhe botërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat