Ethet e takimit Partizani-Skënderbeu

Futboll

Ethet e takimit Partizani-Skënderbeu

Më: 3 qershor 2020 Në ora: 13:40
Ethet e takimit Partizani-Skënderbeu

Ethet e takimit Partizani-Skënderbeu, FSHF-ja cakton gjyqtarët që do të vendosin drejtësinë.

Partizani-Skënderbeu, takim i vlefshëm për javën e 27-të, do të gjykohet nga arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji.

Ndihmës të elbasanasit do të jenë Dorjado Myftaraj dhe Astrit Mahmuti. Në të shkuarën Partizani ka pasur polemika me gjyqtarin Jorgji, siç ka qenë rasti i derbit të fazës së dytë, ku drejtori Rama e thirri për t’i sqaruar për rastet e kontestuara nga “demat”.

Në fazën e parë këtë çift e ka gjykuar Olsid Ferataj, ndërsa në të dytën Ardian Beqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat